Wendy Sherman paralajmëron Trump rreth anulimit të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66067-wendy_sherman_paralajmëron_trump_rreth_anulimit_të_marrëveshjes_bërthamore
Shefja e delegacionit amerikan në negociatat bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 ka paralajmëruar presidentin aktual amerikan rreth daljes nga marrëveshja bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2018 10:47 Europe/Tirane
  • Wendy Sherman paralajmëron Trump rreth anulimit të marrëveshjes bërthamore

Shefja e delegacionit amerikan në negociatat bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 ka paralajmëruar presidentin aktual amerikan rreth daljes nga marrëveshja bërthamore.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Wendy Sherman, ish-diplomatja amerikane, në një artikull të publikuar në gazetën “Time”, vuri në dukje shfrytëzimin e trazirave të fundit në Iran nga ana e Donald Trump me qëllim të anulimit të marrëveshjes bërthamore dhe ka shkruar: “Trump përsëri ka filluar të sulmojë marrëveshjen bërthamore dhe janë shtuar mundësitë për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Trump dhe këshilltarët e tij po mendojnë se tani është koma më e mirë për anulimin e marrëveshjes bërthamore, mirëpo ky lloj i të menduarit të tyre është një perceptim plotësisht i gabuar ndaj rrethanave”. Kjo diplomate amerikane ka pohuar: “Qytetarët iranianë edhe nëse protestojnë, protestojnë për vete dhe Trump nuk duhet të mundohet që të flasë në vend të tyre”. Si pasojë e trazirave të fundit të organizuar nga disa faktorë destruktiv në disa qytete të Iranit, kanali televiziv amerikan CNN ka raportuar se Trump mund t’i shfrytëzojë trazirat e fundit në Iran si rast i mirë për anulimin e marrëveshjes bërthamore. Sara Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar se qeveria e Amerikës po mbanë në tryezë të gjitha opsionet për rikthimin e sanksioneve atomike kundër Iranit.