Trump: Nuk jam idiot, jam gjeni!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66187-trump_nuk_jam_idiot_jam_gjeni!
Donald Trump ka hedhur poshtë raportet që sugjerojnë se presidenti amerikan nuk është i aftë mendërisht për postin e tij, duke e quajtur veten një "gjeni shumë i qëndrueshëm".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 06, 2018 14:57 Europe/Tirane
  • Trump: Nuk jam idiot, jam gjeni!

Donald Trump ka hedhur poshtë raportet që sugjerojnë se presidenti amerikan nuk është i aftë mendërisht për postin e tij, duke e quajtur veten një "gjeni shumë i qëndrueshëm".

Trump filloi mbrojtjen e stabilitetit të tij mendor në një seri postimesh në Twitter të shtunën pas botimit të një libri shumë kritik për vitin e tij të parë në detyrë, i cili ka zbuluar se 100%  e atyre rreth presidentit të SHBA e konsiderojnë atë " idiot. " Radhët e gjata të njerëzve në Uashington treguan se çfarë interesimi ka për librin e Michael Wolff që solli një përplasje publike dhe dramatike mes presidentit dhe ish-kryestrategut të tij Steve Bannon. Michael Wolff shkruan aty se kur Trump refuzoi të fajësonte supremacistët e bardhë për incidentin në Charlotsville, Bannon kishte menduar se ai nuk është në rregull nga trutë dhe kishte sugjeruar hapur se mund të shkarkohej në bazë të amendamentit të 25-të. Trump shkruajti se kundërshtarët e tij shpesh kanë ngritur dyshime për aftësinë e tij mendore, por ai e ka vërtetuar gabimin e tyre me fitoren e tij dramatike në zgjedhjet e vitit 2016 dhe karrierën e tij në televizion dhe biznes.