Amerika dhe sfida e inkurajimit të prosperitetit ekonomik
Në ditët e fundit të Dhjetorit, u publikua Dokumenti i parë strategjik i Sigurisë Kombëtare të SHBA nën administrimin e Presidentit Donald Trump.
Në këtë dokument janë përvijuar katër qëllime kryesore: Mbrojtja e brendshme, promovimi i rimëkëmbjes ekonomike, mbrojtja e paqes nëpërmjet forcës dhe përhapja e ndikimit amerikan në botë. Në pjesën e parë të kësaj serie programesh, ne trajtuam sfidat e realizimit të mbrojtjes së sigurisë së brendshme të Shteteve të Bashkuara. Në pjesën e dytë, do të shqyrtojmë shtyllën e dytë të Strategjisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare, e cila merret me çështjet ekonomike.
Shtylla e dytë e Dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA, titulluar "Realizimi i lumturisë amerikane", fillon me një citim nga Donald Trump, i cili thotë: "Siguria ekonomike është siguria kombëtare". Presidenti i Shteteve të Bashkuara në një fjalim për të prezantuar strategjinë e re amerikane të sigurisë kombëtare në fushën e ekonomisë tha: “Për herë të parë në strategjinë amerikane, i është kushtuar rëndësi çështjes se siguria ekonomike është siguria kombëtare. Dinamizmi ekonomik, rritja ekonomike dhe prosperiteti ekonomik janë absolutisht të nevojshme për fuqinë amerikane dhe ndikimin e SHBA në botë. Çdo vend që prosperitetin e tij ekonomik e shkëmben me sigurinë, në fund të fundit do t’i humbë të dyja”. Trump duke folur për mënyrat për të arritur sigurinë ekonomike të SHBA, tha: “Strategjia e sigurisë së brendshme të Shteteve të Bashkuara thekson shkurtimin e taksave dhe eliminimin e rregulloreve të panevojshme. Strategjia thekson tregtinë e bazuar në parimet e drejtësisë dhe reciprocitetit, duke bërë thirrje për veprim vendimtar kundër praktikave të padrejta tregtare dhe për të luftuar vjedhjen e kapitalit intelektual”. "Strategjia e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara kërkon që të ndërmerren hapa të rinj për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit bazuar në inovacionin dhe bazën industriale të vendit," shtoi presidenti Trump. Strategjia propozon që infrastruktura amerikane të ristrukturohet plotësisht. Infrastruktura në sektorët e rrugëve, urave, aeroporteve dhe kanaleve të tjera të infrastrukturës duhet të restaurohen. Kjo strategji adreson një të ardhme që kërkon të garantojë sundimin e SHBA-së në sektorin energjetik dhe vetëmjaftueshmërinë në këtë fushë. Megjithatë, arritja e synimeve të përcaktuara në këtë dokument nuk është e lehtë për shkak të problemeve strukturore të ekonomisë amerikane dhe performancës së dobët njëvjeçare të qeverisë së Donald Trump. Ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë prodhimin më të lartë të brendshëm bruto në botë, dhe dollari, monedha kombëtare, përdoret si monedha më e madhe e këmbimit në botë, ka shenja serioze të dobësimit të ekonomisë amerikane. Aktualisht, Amerika është vendi më debitor i botës me një borxh qeveritar prej 20 trilion dollarësh dhe vuan nga një deficit tregtar prej 500 miliard dollarësh. Brenda vendit, hendeku midis të varfërve dhe të pasurve ka arritur nivelin më të lartë në historinë e tij. 42 milionë amerikanë jetojnë nën nivelin e varfërisë. Sipas të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, disa rajone të Amerikës kanë banorët më të varfër në botën e zhvilluar. Gjithashtu, etja e pashuar e shoqërisë amerikane për konsumizëm dhe varësi ndaj mallrave të huaja ka shkaktuar dëmtimin e prodhimit vendor dhe ka humbur miliona mundësi punësimi. Natyrisht, Trump, si një biznesmen me përvojë të madhe sipërmarrëse, ka bërë premtime për të rritur ekonominë dhe për ta çliruar Amerikën nga problemet financiare dhe ekonomike. Në të vërtetë, parulla të tilla si "America's First" dhe "Buy America, America Hire" çuan në zgjedhjen e tij në postin e presidentit në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.
Trump deklaroi si qëllimin kryesor të reformës tatimore, krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe drejtësinë e marrëdhënieve të tregtisë së jashtme të SHBA. Të njëjtat çështje kanë formuar thelbin e sektorit ekonomik të Dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara nën qeverinë e Donald Trump. Presidenti i SHBA shpreson t’i japë një shtytje ekonomisë nën presionin e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet zbatimit të një prej skemave kryesore të lehtësimit të taksave për të pasurit dhe kështu të inkurajojë kompanitë e mëdha për të investuar në prodhim. Ligji për reformimin e sistemit tatimor, i cili u nënshkrua disa ditë pas publikimit të Dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA, në një dekadë pritet t’i kushtojë ekonomisë amerikane 1.5 trilionë dollarë nga lehtësimi i taksave për korporatat e ndryshme të SHBA. Shtëpia e Bardhë pretendon se pjesa më e madhe e këtyre uljeve do të vijë nga klasa e mesme amerikane, e cila, duke kursyer taksat ose duke përfituar nga një shumëllojshmëri e shkurtimeve të taksave, përfundimisht do të ketë më shumë mundësi për të blerë mallra dhe shërbime amerikane. Qeveria e SHBA gjithashtu premtoi të ristrukturojë ekonominë duke lehtësuar rregullat e komplikuara të taksave në Shtetet e Bashkuara dhe dhënien e zbritjeve tatimore për kompanitë e mëdha. Megjithatë, kritikët kanë paralajmëruar se këto ulje do të shkojnë në xhepat e kapitalistëve të mëdhenj amerikanë dhe të superpasanikëve dhe do të shtojnë edhe më shumë presionin mbi shtresat e mesme dhe të dobëta të shoqërisë. Ata paralajmëruan se me zbatimin e ligjit të ri të taksave do të rritet hendeku i të ardhurave midis sektorëve të ndryshëm, do të rritet borxhi publik dhe deficiti federal, programet shtetërore të mirëqenies do të vuanin nga mungesa e burimeve financiare dhe përfundimisht do të përkeqësohet situata aktuale ekonomike dhe kushtet e jetesës së popullit amerikan. Senatori demokrat Bernie Sanders, kundërshtar i ashpër i ligjit të ri të taksave, deklaroi: ”Ligji u jep akoma më shumë shkurtime tatimore një përqindëshit më të pasur dhe zvogëlon përgjithmonë normat e taksave të korporatave në kurriz të familjeve të klasës së mesme. Kjo nuk është ajo që dëshironte Amerika”. Reforma fiskale nё SHBA nёnkupton njё dhuratё tё paturpshme pёr tё pasurit dhe njё shuplakё pёr tё varfёrit. Sipas njё studimi tё qendrёs sё pavarur Tax Policy Center nё vitin 2027, viti i fundit i reformёs, mё tё pasurit njё pёrqind e popullsisё nё tё ardhmen do pёrfitojnё 82 pёrqind nga kursimet e taksave. Arsyeja ёshtё, se shumica e rregullave tё tjera tё pёrfshira nё reformёn tatimore kanё njё afat mё tё shkurtёr. Por edhe sikur ligji me uljen e parashikuar tё taksave tё hyjё nё fuqi pёr tё gjitha shtresat, pesё pёrqind e amerikanёve do tё paguajnё mё shumё taksa se tani dhe ata qё do tё pёrfitojnё mё shumё janё tё pasurit. Njё element i rёndёsishёm i sigurimit shendetёsor i njohur si "Obamacare" me kёtё reformё tatimore do tё shfuqizohet. Eshtё fjala pёr gjobat, qё duhet tё paguajё ai qё nuk ka sigurim shёndetёsor. Pa kёtё masё bonuset e sigurimit do tё rriten dhe sipas njё vlerёsimi tё Kongresit dhjetё milionё amerikanë do tё dalin nga sistemi i sigurimeve shëndetësore. Kjo do tё bёjё qё sёrish njё numёr i madh njerёzish tё jenё pa sigurim shёndetёsor. Pёr Trump reforma fiskale do tё thotё edhe fundi zyrtar i rolit tё vetёshpallur si avokati i njerёzve tё thjeshtё. Pёrkundёr retorikёs qё pёrdorin, doli vёrtetё nё pah qё republikanёt kanё mbёshtetjen e koncerneve tё mёdha. Kjo nuk ёshtё gjё e re, por ёshtё domethёnёse, qё republikanёt, tё cilёt dikur kanё qenё krenarё pёr disiplinёn buxhetore, tani e kanё injoruar kёtё dhe kanё miratuar njё ligj, qё do tё shtojё nё mёnyrё masive deficitin dhe do të rëndojë kushtet e jetesës së shumicës së qytetarëve amerikanë.