Vazhdojnë tensionet në marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Sudanit
Marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Sudanit rreth digës Al-Nahda, pavarësisht disa kontakteve, vazhdojnë të jenë të tensionuara.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sameh Shokri, ministri i jashtëm i Egjiptit, të dielën deklaroi se pas vizitës së fundit të Ibrahim Ghandur, ministrit të jashtëm të Sudanit në Adis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë, është dërguar një mesazh zyrtar për Sudanin në lidhje me çështjet përkatëse të digës Al-Nahda, mirëpo Khartumi zyrtar deri më tani nuk ka dhënë përgjigje ndaj këtij mesazhi. Sameh Shokri shtoi: "Egjipti nuk e ka përjashtuar Sudanin nga negociatat në lidhje me digën Al-Nahda dhe Ghandur duhet të vinte në Kajro më 4 janar, mirëpo siç duket ka ndodhur diçka që ka penguar këtë vizitë".