Deklarata e OKB në mbështetje të marrëveshjes bërthamore
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB tha se qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate është tepër i qartë dhe shtoi se të gjitha palët duhet të japin mbështetjen dhe të ndihmojnë në vazhdimin e këtij akordi.
Stefan Duxharik, pasi paralajmëroi mbi pasojat e rrezikshme të shkeljes së marrëveshjes bërthamore tha: nga pikëpamja e sekretarit të përgjithshëm të OKB, marrëveshja bërthamore dhe programi i përbashkët i veprimit është një prej sukseseve më të rëndësishme diplomatike të viteve të fundit dhe secila palë duhet të japë kontributin e saj për të ndihmuar në mbrojtjen dhe vazhdimin e kësaj marrëveshjeje. Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB tha se marrëveshja bërthamore është një marrëveshjes ndërkombëtare dhe jo një marrëveshje dypalëshe që të mund të dilet lehtë prej saj. Vlen të theksohet se ditën e hënë Kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi, të hënën në një bisedë telefonike me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Jokia Amano, paralajmëroi se në rast të largimit të SHBA nga marrëveshja bërthamore shumëpalëshe arritur midis Iranit dhe grupit të vendeve të G 5 + 1 në vitin 2015, Irani do të rishikojë bashkëpunimin me ANEA. "Nëse Shtetet e Bashkuara nuk i zbatojnë angazhimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Republika Islamike e Iranit do të marrë vendime që mund të ndikojnë në bashkëpunimin e saj të tanishëm me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike," tha Salehi në bisedën me Jokia Amano. Edhe zëvendësministri i Jashtëm iranian Abas Eragçi paralajmëroi të hënën mbi tërheqjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e rëndësishme bërthamore. "Presidenti amerikan ka ndërmarrë shumë veprime gjatë vitit të kaluar për të shkatërruar marrëveshjen bërthamore dhe është e mundur që kjo marrëveshje të shkatërrohet në ditët e ardhshme përmes masave që kërkon të marrë Donald Trump", tha diplomati i lartë iranian duke shtuar: “ Irani është i gatshëm për tu përballur me çdo skenar”