Xhonson; Kodsi duhet të jetë kryeqytet i Izraelit dhe Palestinës
Ministri i jashtëm i Anglisë ka thënë se në fund të fundit Kodsit duhet të jetë kryeqytet i përbashkët i Izraelit dhe Palestinës.
Gjatë takimit që pati me Riadh Malei homologun e tij palestinez, Boris Xhonson ministër i jashtëm i Anglisë ka thënë; Anglia është e zotuar që të mbështesë popullin e Palestinës dhe mbështet përpjekjet për zgjidhjen me dy shtete. Londra gjithashtu ka shprehur qartazi qëndrimin e saj mbi Kodsin. Çështja e Kodsit duhet të zgjidhet me kompromis dhe nëpërmjet negociatave mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe ky qytet duhet të jetë kryeqytet i përbashkët mes izraelit dhe Palestinës. Më 6 dhjetor presidenti amerikan Donald Trump, zyrtarisht e ka shpallur Kodsin si kryeqytetin e regjimit sionist.