Fëmijët e ISIS kërcënim për sigurinë gjermane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66423-fëmijët_e_isis_kërcënim_për_sigurinë_gjermane
Zyrtarët e qeverisë gjermane raportojnë për kthimin në Gjermani të dhjetëra fëmijëve gjermanë që i përkasin ISIS-it.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2018 08:53 Europe/Tirane
  • Fëmijët e ISIS kërcënim për sigurinë gjermane

Zyrtarët e qeverisë gjermane raportojnë për kthimin në Gjermani të dhjetëra fëmijëve gjermanë që i përkasin ISIS-it.

Sipas klubit të gazetarëve të rinj, zyrtarët e qeverisë gjermane njoftuan për kthimin e 100 fëmijëve gjermanë në vendin e tyre, të cilët më parë ishin trajnuar në ISIS. Për terroristët e dështuar të ISIS në Irak dhe Siri, nuk ka më vend për t'u tërhequr, prandaj ata po përpiqen t'i kthejnë anëtarët e tyre të familjes në vendet e tyre. Përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër në Parlamentin gjerman i ka kërkuar qeverisë gjermane sqarime për këtë çështje dhe qeveria është përgjigjur se më shumë se 100 fëmijë gjermanë janë duke u kthyer në vendin e tyre. Agjencia gjermane e inteligjencës ka njoftuar më parë se ndonëse vala e kthimit të shtetasve gjermanë që ishin pjesë e ISIS ende nuk ka filluar, vëzhgimet e kësaj agjencie tregojnë se gratë, adoleshentët dhe fëmijët po kthehen në Gjermani. Numri i shtetasve gjermanë që iu bashkuan grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri është 960 persona, ku me disfatën e ISIS ky numër në vitin 2014 ra në 310 persona dhe në fillim të dhjetorit të 2017, me disfatën e plotë të ISIS ka arritur në 70 terroristë.