Arrestohet në mënyrë të dhunshme një mësuese në SHBA
Janar 10, 2018 10:11 Europe/Tirane
Policia amerikane arrestoi një mësuese në Luiziana, e cila protestonte për mungesë të të drejtave të mësuesve.
Një oficer i policisë iu afrua një mësueses në Luiziana, e cila po merrte pjesë në një protestë për të drejtat e mësuesve në një shkollë në Luiziana dhe u mundua t'a largonte nga vendi ku po mbahej protesta, por pas refuzimit të saj për të lëshuar protestën, ajo u arrestua dhunshëm nga polici amerikan. Emri i kësaj mësueseje është Dishija Hargreaves e cila ligjëron teknikat gjuhësore në një shkollë të mesme në Luiziana.
Tags