Julian Assange merr shtetësinë e Ekuadorit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66655-julian_assange_merr_shtetësinë_e_ekuadorit
Ministrja e jashtme e Ekuadorit njoftoi se Julian Assange, zbuluesi i dokumenteve sekrete në Wikileaks, ka marrë shtetësinë e Ekuadorit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 12, 2018 08:52 Europe/Tirane
  • Julian Assange merr shtetësinë e Ekuadorit

Ministrja e jashtme e Ekuadorit njoftoi se Julian Assange, zbuluesi i dokumenteve sekrete në Wikileaks, ka marrë shtetësinë e Ekuadorit.

María Fernanda Espinosa, tha se shtetësia i është dhënë Julian Assange pasi ai në muajin dhjetor ka bërë kërkesë për shtetësinë e Ekuadorit.  Ministrja e jashtme e Ekuadorit deklaroi se i ka kërkuar Anglisë që t’i japë Julian Assange statusin e diplomatit por kjo është refuzuar nga Londra. Vlen të theksohet se Julian Assange prej vitit 2012 e deri tani ndodhet në ambasadën e Ekuadorit në Britani. Ai ndiqet nga autoritetet amerikane për shkak të publikimit të mijëra dokumenteve sekrete nëpërmjet sajtit Wikileaks.