Vazhdojnë protestat në Nigeri në mbështetje të Shejkh Zakzaki
(last modified Fri, 12 Jan 2018 16:02:21 GMT )
Janar 12, 2018 17:02 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat në Nigeri në mbështetje të Shejkh Zakzaki

Qytetarët e Nigerisë përsëri kanë organizuar protesta kundër vazhdimit të burgosjes së paligjshme të Shejkh Zakzakit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se qytetarët e Nigerisë në vazhdën e protestave kundër burgosjes së paligjshme të Shejkh Ibrahim Zakzaki, liderit të lëvizjes islamike të këtij vendi, edhe të premten janë mbledhur në një tubim protestues në Abuxha, kryeqytetin e Nigerisë dhe kanë protestuar kundër qeverisë së këtij vendi. Forcat e policisë së Nigerisë kanë sulmuar protestuesit dhe si pasojë është vrarë një protestues dhe disa të tjerë janë plagosur. Vlen të theksohet se Shejkh Ibrahim Zakzaki është arrestuar dhe burgosur në dhjetor të vitit 2015 nga ushtria e Nigerisë.

Tags