Përmirësimi i marrëdhënieve Rusi-SHBA kusht për performancën e Uashingtonit
(last modified Fri, 12 Jan 2018 16:16:33 GMT )
Janar 12, 2018 17:16 Europe/Tirane
  • Përmirësimi i marrëdhënieve Rusi-SHBA kusht për performancën e Uashingtonit

Presidenti rus theksoi se përmirësimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara varet nga performanca e Uashingtonit.

Sipas Reuters, Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Uashingtoni kishte akuzuar Moskën për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Putin shtoi se Uashingtoni duhet të kuptojë se këto akuza dëmtojnë interesat e SHBA. Rusia është akuzuar nga agjencitë e inteligjencës si dhe Partia Demokrateike për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në mbështetje të Donald Trump. Moska ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur çdo ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Megjithatë, hetimi i Kongresit amerikan për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane është ende duke vazhduar.

 

Tags