Anulohet vizita e Trump në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66797-anulohet_vizita_e_trump_në_londër
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump njoftoi përmes twitter, anulimin e vizitës së tij në Londër, ku do të ishte i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të ambasadës së re amerikane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 13, 2018 19:19 Europe/Tirane
  • Anulohet vizita e Trump në Londër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump njoftoi përmes twitter, anulimin e vizitës së tij në Londër, ku do të ishte i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të ambasadës së re amerikane.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kritikoi ashpër  presidencën e Barack Obama dhe akuzoi këtë të fundit se e ka shitur për disa kikirikë, ambasadën që shtrihej në një ndër zonat më prestigjoze për të ndërtuar një tjetër shumë në perfieri  për 1,2 miliardë dollarë. Ndërkohë britanikët kishin paralajmëruar më herët prostesta masive nëse Trump do të shkelte në territorin anglez. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ka anuluar vizitën e tij në Londër, ku dhe do të bënte hapjen e Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara. Përmes një postimi në Twitter, Trump u ankua për lokacionin e ambasadës së re dhe për këtë ka fajësuar administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Pasi presidenti i SHBA anuloi vizitën, kryetari i qytetit të Londrës, Sadiq Khan, tha se vizita, pa dyshim do të ishte përballur me protesta masive. Shumë londinezë e kanë bërë të qartë se Donald Trump nuk është i mirëseardhur këtu, ka thënë Khan dhe shtoi më tej se  duket që presidenti amerikan përfundimisht e ka marrë mesazhin.