OKB kërkon nisjen e hetimeve mbi krimet e regjimit sionist
Stefan Duxharik, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB theksoi domosdoshmërinë e nisjes së hetimeve për krimet e ushtrisë së regjimit sionist dhe dhunën e ushtruar ndaj palestinezëve që ka çuar në martirizimin e shumë prej tyre.
Nikollai Mlladinov, koordinator i OKB për paqen në lindjen e mesme, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me përleshjet që kanë ndodhur kohët e fundit në territoret e pushtuara dhe vrasjen e disa adoleshentë dhe të rinjve palestinezë. Kohët e fundit disa të rinj palestinezë janë ngritur në protesta kundër vendimit të Donald Trump presidentit amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. këtyre protestave regjimi sionist u është përgjigjur me forcë dhe dhunë duke martirizuar të paktën 17 palestinezë. Forcat ushtarake të Izraelit kanë qëlluar për vdekje adoleshentët palestinez në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor gjatë një proteste kundër njohjes nga presidenti i SHBA Donald Trump, të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi në një deklaratë se një 17 vjeçar i quajtur Musab Firas al-Tamimi pësoi plagë të rënda nga plumbat e ushtarëve izraelitë të mërkurën, pasi dhjetëra të rinj palestinezë organizuan një demonstratë në fshatin Deir Nizam, rreth 23 kilometra në veriperëndim të Ramallahut. I riu palestinez u dërgua në spital, por humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda. Më 6 dhjetor, Trump njoftoi vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në qytetin e pushtuar. Ndryshimi dramatik në politikën e Uashingtonit ndaj këtij qyteti nxiti demonstrata në territoret e pushtuara palestineze. Gjatë përleshjeve të djeshme në Rripin e Gazës, janë plagosur me plumba lufte edhe 50 palestinezë të tjerë ku 4 prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Mbi 120 banorë të Gazës kanë pësuar lëndime gjatë përleshjeve me forcat ushtarake të regjimit sionist. Dje edhe rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan ishin përfshirë nga protestat dhe përleshjet në të premten e irritimit që u zhvilluan kundër vendimit të presidentit amerikan rreth Kodsit. Përleshjet mes palestinezëve dhe forcave ushtarake të regjimit sionist kanë filluar në javën e parë të muajit dhjetor si pasoj e vendimit të Donald Trump për njohjen e Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist. Gjatë këtyre përleshjeve deri më tani janë martirizuar 13 palestinezë dhe me qindra të tjerë janë plagosur. Sekretari i përgjithshëm i OKB ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj formimin të shtetit të pavarur palestinez. Stefan Duxharik, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm OKB Antonio Gutteres, theksoi se tani ka ardhur koha për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës. Në mesazhin e Antonio Gutteres me këtë rast thuhet: "Çështja e Palestinës në mënyrë të pandashme është e lidhur me historinë e OKB dhe konsiderohet një prej çështjeve më të gjata të pazgjidhura në programin e OKB. Pas gati 70 viteve nga miratimi i rezolutës 181 të AP të OKB, akoma nuk është krijuar shteti i pavarur i Palestinës me sovranitetin e tij. Pushtimi i territoreve palestineze duhet të marrë fund". Përveç kësaj forcat e regjimit sionist përgjatë vitit 2017 kanë vrarë 15 palestinezë në rripin e Gazës, në rajonin BPLJ dhe në Kods. Në vitin 2017, 12 fëmijë palestinezë janë vrarë me armë zjarri nga forcat sioniste, 4 në përleshjet me sionistët dhe 8 fëmijë të tjerë palestinezë janë vrarë pasi janë ndjekur nga forcat sioniste që kanë pretenduar se këta fëmijë kanë kryer qëndresë dhe rezistencë. Gjithashtu 3 fëmijë palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Sipas statistikave të grupit për të drejtat e njeriut në Palestinë, rreth 7 mijë palestinezë mbahen në kushte kritike dhe çnjerëzore në burgjet e regjimit sionist.