Protestuesit kërkojnë "arrestimin" e kryetarit të Londrës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66855-protestuesit_kërkojnë_arrestimin_e_kryetarit_të_londrës
Një grup i vogël i protestuesve nacionalistë kanë ndërprerë një fjalim të kryetarit të Londrës, Sadiq Khan dhe kanë kërkuar arrestimin e tij për tiraninë dhe mosrespektin ndaj presidentit amerikan, Donald Trump. Protetuesit më pas janë larguar nga policia, pasi kanë detyruar kryetarin Khan të shtyjë fjalimin e tij për rreth 15 minuta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 14, 2018 12:18 Europe/Tirane
  • Protestuesit kërkojnë

Një grup i vogël i protestuesve nacionalistë kanë ndërprerë një fjalim të kryetarit të Londrës, Sadiq Khan dhe kanë kërkuar arrestimin e tij për tiraninë dhe mosrespektin ndaj presidentit amerikan, Donald Trump. Protetuesit më pas janë larguar nga policia, pasi kanë detyruar kryetarin Khan të shtyjë fjalimin e tij për rreth 15 minuta.

Grupi ka brohoritur dhe ka bërë thirrje pro-Trumpit dhe pro-Brexitit. Një person ka thënë: “Zonja dhe zotërinj, jemi këtu për të kryer një arrestim paqësor”. Gazetari i ITV News, Paul Brand, ka thënë se ai ka biseduar me disa persona pasi janë larguar nga salla e konferencës. Ata pretentojnë se nuk janë grup racist, apo e të së djathtës ekstreme, mirëpo ata na kanë thënë se Khan nuk ka të drejtë të jetë kryetar i Londrës, duke iu referuar përktatësisë së tij fetare”, ka shkruar ai në Twitter. Mirëpo Brand dhe gazetarë të tjerë, e kanë identifkuar grupin si anëtarë të së djathtës ekstreme, Liga e Mbrojtjes Angleze. Khan disa herë është deklaruar përmes Twitter-it lidhur me presidentin Trump, duke thënë se ai nuk është i mirë se ardhur në kryeqytetin britanik, pas atyre që kritikët i kanë cilësuar si komente raciste.