Davudoglu: Erdogan ka dhënë urdhër për rrëzimin e avionit rus
Ish kryeministri i Turqisë ka nxjerrë në dritë informacione të rëndësishme të cila i ka paraqitur për komitetin parlamentar përgjegjës për hetimet mbi grushtin e shtetit të vitit 2016.
Ahmed Davudoglu, ka deklaruar se personalisht presidenti Rexhep Taip Erdogan ka dhënë urdhër për rrëzimin e avionit rus. Ky pohim i ish kryeministrit turk, mund të krijojë tensione të reja në marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë. Më herët Erdogan kishte akuzuar partinë e Fetaullah Gylen si përgjegjëse për rrëzimin e avionit rus në Turqi. Forcat ajrore të Turqisë kanë rrëzuar një avion Sukhoi-24 të Rusisë më 24 nëntor të vitit 2015 me pretekstin se ai ka shkelur hapësirën e përbashkët ajrore të Turqisë dhe Sirisë.