Rreziku i ardhjes në pushtet të ekstremit të djathtë në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66943-rreziku_i_ardhjes_në_pushtet_të_ekstremit_të_djathtë_në_itali
Pas akuzave të forta ndaj Lëvizjes 5 yje të liderit të Forza Italia, Silvio Berlsuconit, i cili i akuzoi se veprojnë si një sekt e janë më të këqij se post komunistët e '94", një tjetër deklaratë e së djathtës italiane ka ndezur sot debatin elektoral në Itali.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2018 15:09 Europe/Tirane
  • Rreziku i ardhjes në pushtet të ekstremit të djathtë në Itali

Pas akuzave të forta ndaj Lëvizjes 5 yje të liderit të Forza Italia, Silvio Berlsuconit, i cili i akuzoi se veprojnë si një sekt e janë më të këqij se post komunistët e '94", një tjetër deklaratë e së djathtës italiane ka ndezur sot debatin elektoral në Itali.

Kandidati i forcës politike Lidhja e Veriut për rajonin e Lombardisë, Atilio Fontana gjatë një interviste është shprehur se "raca e bardhë është në rrezik." Fontana ka thënë se duhet të vendosim nëse duam që etnia jonë, raca jonë e bardhë të vazhdojë të ekzistojë ose të zhduket. Në mbrojtje të deklaratës raciste të kandidatit të Lidhjes së Veriut ka dalë vetë lideri i kësaj force politike Matteo Salvini i cili u shpreh: "Sapo të vijmë në qeveri do të disiplinojmë çdo prani islamike në vend. Ekzaktësisht si në kohën e Oriana Fallacit (shkrimtare italiane anti-islamike) jemi të sulmuar, është në rrezik kultura jonë, tradita, shoqëria e mënyra jonë e jetesës. Jemi drejt pushtimit e prej janarit kanë rinisur zbarkimet e emigrantëve në brigjet italiane. Nuk ka të bëjë ngjyra e lëkurës, por një rrezik më real, shekuj histori drejt zhdukjes, nëse islamizmi që po ndodh nënvlerësohet."