Shtohet buxheti ushtarak i Danimarkës në përballje me Rusinë
(last modified Tue, 16 Jan 2018 07:53:17 GMT )
Janar 16, 2018 08:53 Europe/Tirane
  • Shtohet buxheti ushtarak i Danimarkës në përballje me Rusinë

Kryeministri i Danimarkës ka folur për shtimin e buxhetit ushtarak të bendit të tij për atë që ai e quajti përballje me kërcënimet e Rusisë.

Lokke Rasmuessen ka thënë se sjellja e Rusisë ka krijuar një situatë sigurie të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme në detin Baltik. Kryeministri i Danimarkës deklaroi se Kopenhaga përballë sjelljeve ambicioze të Rusisë nuk rrugë tjetër veçse të investojë në sektorin ushtarak. Javën e kaluar Danimarka ka dërguar 200 trupa ushtarake në bazën ushtarake të NATO-s në Estoni që është ngritur me pretendimin për të parandaluar sulmet e Rusisë ndaj anëtarëve të aleancës në rajonin e Baltikut. NATO kohët e fundit ka zgjeruar shumë praninë e saj ushtarake në afërsi të kufijve me Rusinë. marrëdhëniet Perëndim-Moskë janë tensionuar që në vitin 2014.

Tags