Koreja Veriore përsëri e quan të çmendur Donald Trump
Janar 16, 2018 10:46 Europe/Tirane
Gazeta shtetërore e Koresë Veriore thotë se mesazhet e Trump në Twitter në të cilat ai ka thënë se susta bërthamore mbi tavolinën e tij është më e madhe, janë sikur një ankth që sulmon një të çmendur.
Gazeta shtetërore e Koresë Veriore "Rodong Sinmun" në një raport të saj ka shkruar: "Ankthi i cili në fillim të vitit të ri 2018, kaploi Donald Trump, presidentin e Amerikës, tregon gjendjen kritike psikologjike të një humbësi i cili është i paaftë për të ndalur progresin dhe të arriturat e ushtrisë së Koresë Veriore. Këto deklarata të Trump tregojnë gjendjen e trazuar psikologjike të tij".
Tags