Siguria, justifikimi i Trump për të dëbuar emigrantët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67093-siguria_justifikimi_i_trump_për_të_dëbuar_emigrantët
Presidenti i Shteteve të Bashkuara thotë se sistemi aktual i imigracionit rrezikon sigurinë e vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2018 12:08 Europe/Tirane
  • Siguria, justifikimi i Trump për të dëbuar emigrantët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara thotë se sistemi aktual i imigracionit rrezikon sigurinë e vendit.

Presidenti i SHBA Donald Trump të martën kritikoi ekzistencën e "lotarisë që u lejon njerëzve të hyjnë dhe të qëndrojnë në SHBA çdo vit,  transmeton agjencia e lajmeve AFP. Trump përmes një postimi të tij në Tuiter, ka kërkuar që legjislacioni të ndryshohet duke paraqitur një projekt-ligj në Kongresin e SHBA. Trump kritikoi ashpër sistemin gjyqësor të SHBA javën e kaluar pas deklaratave të një gjykatësi në Kaliforni për të bllokuar ekzekutimin e vendimit të presidentit amerikan për ndalimin e ekzekutimit të programit DACA dhe e quajti atë të padrejtë. Programi i Mbështetjes së Imigracionit DACA u miratua në vitin 2012 gjatë presidencës së Barak Obamës dhe emigrantëve që mbërritën në Shtetet e Bashkuara u dha leja e qëndrimit, arsimimin dhe punësimin.