Gutters mbështet marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67119-gutters_mbështet_marrëveshjen_bërthamore
Sekretari i përgjithshëm i OKB edhe një herë ka mbështetur marrëveshjen bërthamore dhe programin e përbashkët të veprimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2018 05:41 Europe/Tirane
  • Gutters mbështet marrëveshjen bërthamore

Sekretari i përgjithshëm i OKB edhe një herë ka mbështetur marrëveshjen bërthamore dhe programin e përbashkët të veprimit.

Antonio Gutters, shprehu kënaqësinë nga viti i dytë i zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe tha se tema që nuk kanë lidhje me këtë marrëveshje nuk duhet të bëhen shkak për dëmtimin e saj. Guterres tha se marrëveshja bërthamore ka ndihmuar në garantimin e sigurisë dhe paqes së rajonit dhe të botës dhe shtoi se ANEA shumë herë ka konfirmuar zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Ndërkohë Federika Mogherini dhe shumë funksionarë të tjerë evropianë kanë theksuar se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare dhe e kanë mbështetur atë. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.