Nëntë persona kanë humbur jetën nga stuhia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67191-nëntë_persona_kanë_humbur_jetën_nga_stuhia
Nëntë vetë, përfshirë dy zjarrfikës, janë vrarë nga stuhia e djeshme në pjesën veriore të Evropës, e cila e ka bllokuar edhe trafikun ajror dhe hekurudhor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2018 09:26 Europe/Tirane
  • Nëntë persona kanë humbur jetën nga stuhia

Nëntë vetë, përfshirë dy zjarrfikës, janë vrarë nga stuhia e djeshme në pjesën veriore të Evropës, e cila e ka bllokuar edhe trafikun ajror dhe hekurudhor.

Nga stuhia kanë vdekur gjashtë vetë në Gjermani, dy holandezë dhe një person në Belgjikë. Kjo stuhi me emrin, Friederike, i ka dëmtuar edhe shkollat dhe objektet e tjera në shtetin lindor gjerman, Thueringia, raporton agjencia AFP. Policia gjermane tha se shpejtësia e erës në disa rajone, kishte arritur edhe shpejtësinë prej 203 kilometrash në orë.