Nëntë persona kanë humbur jetën nga stuhia
Janar 19, 2018 09:26 Europe/Tirane
Nëntë vetë, përfshirë dy zjarrfikës, janë vrarë nga stuhia e djeshme në pjesën veriore të Evropës, e cila e ka bllokuar edhe trafikun ajror dhe hekurudhor.
Nga stuhia kanë vdekur gjashtë vetë në Gjermani, dy holandezë dhe një person në Belgjikë. Kjo stuhi me emrin, Friederike, i ka dëmtuar edhe shkollat dhe objektet e tjera në shtetin lindor gjerman, Thueringia, raporton agjencia AFP. Policia gjermane tha se shpejtësia e erës në disa rajone, kishte arritur edhe shpejtësinë prej 203 kilometrash në orë.
Tags