James Mattis pohon rënien e superioritetit ushtarak të Amerikës
Sekretari amerikan i mbrojtjes ka pohuar se superioriteti ushtarak i vendit të tij në ajër, tokë, det, hapësirë dhe në sferën e mjeteve elektronike është duke rënë.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se gjatë prezantimit të strategjisë së tij të re për mbrojtjen kombëtare, James Mattis kërkoi mjete parashikuese për të modernizuar ushtrinë amerikane, avantazhi konkurrues i së cilës nuk pushon së rëni në të gjitha fushat. SHBA-ja po përballet me kërcënimin në rritje nga ana e Kinës dhe Rusisë. Duke konstatuar një rënie të supremacisë ushtarake përballë Kinës apo Rusisë, SHBA-ja kërkon të modernizojë strukturat mbrojtëse dhe të ndajë peshën e sigurisë botërore me aleatët e saj, që shpreson t’i shohë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen. “Synimi im është të mundësojë ndryshime urgjente të shkallës së lartë”, theksoi ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis në strategjinë e mbrojtjes kombëtare të publikuar të premten.