Një adoleshent anglez vjedh informacione të rëndësishme nga CIA
Një gjykatë në Amerika me formimin e një dosje top sekrete të sigurisë, ka zbuluar vjedhjen e informacioneve top-sekrete të Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Amerikës nga një adoleshent anglez.
Gazeta angleze “Telegraf” në një raport të saj ka shkruar se Kin Gamble, adoleshenti 15 vjeçare anglez, ka paraqitur veten si shefi i CIA-s në atë kohë John Bernan dhe ka arritur të ketë qasje në informacione operative rreth Afganistanit dhe Iranit. Në një seancë gjyqësore është ngritur një dosje hetimesh në lidhje me një adoleshent 15 vjeçar anglez i cili nëpërmjet kompjuterit të tij ka arritur të ketë qasje në informacione shumë sekrete të CIA në lidhe me operacionet e inteligjencës në Afganistan dhe ndaj Iranit. Sipas këtij burimi, Kin Gamble nga dhoma e tij e fjetjes ka shpërndarë informacione me nënën e tij dhe nëpërmjet metodave të ndryshme ka përdorur informacionet personale të një personi ose funksionarëve të lartë amerikan për të gjetur qasje në informacione personale dhe funksionale duke shfrytëzuar edhe agjentët më të fuqishëm amerikan. Ky adoleshent amerikan ka bindur ekspertët nëpërmjet internetit se është John Bernan, shefi i CIA-s në atë kohë në mënyrë që të ketë qasje në kompjuterin e tij. Ai gjithashtu ka arritur të depërtojë në qendrën e informacioneve të FBI duke pretenduar se është Mark Juliano, zv/drejtori ekzekutiv, duke krijuar qasje në bazën e informacioneve të FBI. Ai gjithashtu ka sulmuar edhe sekretarin e sigurisë së brendshme dhe këshilltarin për siguri të Barak Obama për t’i shfrytëzuar ata për mbledhjen e informacioneve. Në dosjen e ngritur në gjykatë thuhet se Gamble në rrjetet sociale i keqtrajtonte viktimat e tij dhe publikonte informacionet e tyre personale. Ai kishte marrë nën kontroll viktimat e tij dhe ka lozur me ata duke ua bërë të vështirë jetën e tyre. Prokurori i Amerikës në lidhje me këtë ka shtuar: “Ai ka folur edhe për disa llogari shumë të rëndësishme dhe sekrete në lidhje me aktivitetin ushtarak dhe operativ në Afganistan dhe Iran. Gamble i cili aktualisht është bërë 18 vjeçar, ka publikuar informacione të rëndësishme në Twitter dhe në Wiki Leaks dhe shumë funksionarë janë të shqetësuar në lidhje me masën e informacioneve që mund të posedoi ky adoleshent anglez. Camble kërkon çlirimin e Palestinës dhe pretendon se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vret njerëz të pafajshëm.