Dronët janë “ankth i tmerrshëm” për ushtrinë e Amerikës
Dronët pasi janë shndërruar në armët më të rrezikshme kërcënuese të ushtrive të botës, zhvillimi i teknologjisë ushtarake është bërë shkak për ndryshimin e natyrës së konflikteve.
Revista amerikane “National Interest” ka shkruar se dronët konsiderohen ankthi më i madh për ushtrinë e Amerikës dhe ushtria e Amerikës e konsideron të mundshme mundësinë që kjo ushtri të përballet me sulme të gjera të këtij lloji të fluturakëve. Ushtria e Amerikës po bënë përpjekje sa më të mëdha për shfrytëzimin e mjeteve të luftës elektronike dhe radio-frekuencave, si mjetet më të mira për tu përballur me kërcënimet në rritje për çdo ditë e më tepër nga ana e dronëve të cilët me sulmet e tyre ajrore mund t’i kërcënojnë forcat amerikane. Sipas revistës amerikane “National Interest”, në kohën kur për një kohë të gjatë posedimi i dronëve kufizohej vetëm me qeveritë, tani kjo teknologji është vendosur edhe në dispozicion të institucioneve speciale dhe disa palë të paidentifikuara, kanë këtë aftësi që të kryejnë sulme me dhjetëra dronë të prodhimit vendor të Amerikës. Në këtë raport gjithashtu thuhet se nëse një prej grupeve rebele do të ketë me dhjetëra dronë, mund t’i shfrytëzojë ata për kryerjen e sulmeve kundër ushtrisë amerikane në një kohë të caktuar. “National Interest” gjithashtu ka shkruar se njësitë e ushtrisë së Amerikës përdorin armatim kundërajror për tu përballur me objektivat e afërta, mirëpo në rast të ndonjë sulmi të gjerë të dhjetëra avionëve të vegjël, ndoshta më mirë është të përdoret artileria si opsioni më i mirë. Kjo revistë duke cituar ekspertët amerikanë, ka shkruar se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë me nivel të ndryshme të aftësive lëvizëse, ndoshta mund të konsiderohen rruga më e mirë për tu përballur me këtë lloj të sulmeve.