Pasojat e pushimit të qeverisë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67295-pasojat_e_pushimit_të_qeverisë_amerikane
Presidenti i SHBA Donald Trump, pas mbylljes së qeverisë së SHBA në përvjetorin e tij të parë të hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, në Twiter ka shkruar: Demokratët kërkuan të më japin një dhuratë të bukur. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka fajësuar ligjvënësit demokratë për mbyllje të qeverisë federale, që filloi pas mesnatës nga e premtja në të shtunën, meqë Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrijnë marrëveshje për legjislacionin e financimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 20, 2018 16:29 Europe/Tirane
  • Pasojat e pushimit të qeverisë amerikane

Presidenti i SHBA Donald Trump, pas mbylljes së qeverisë së SHBA në përvjetorin e tij të parë të hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, në Twiter ka shkruar: Demokratët kërkuan të më japin një dhuratë të bukur. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka fajësuar ligjvënësit demokratë për mbyllje të qeverisë federale, që filloi pas mesnatës nga e premtja në të shtunën, meqë Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrijnë marrëveshje për legjislacionin e financimit.

“Demokratët janë shumë më të brengosur për imigrantët ilegalë se për ushtrinë tonë të madhe ose sigurinë në kufirin tonë të rrezikshëm jugor”, ka shkruar Trump sot herët në mëngjes, në rrjetin Twitter. “Ata kanë mundur të bëjnë marrëveshje, por në vend të kësaj, kanë vendosur të luajnë politika të mbylljes”, tha Trump. Demokratët e Senatit e bllokuan votimin e masës së përkohshme të financimit, në përpjekje për t’i detyruar republikanët që të zhvillojnë negociata për marrëveshje për mbrojtjen e afro 700 mijë emigrantëve nga dëbimi, të cilët kanë arritur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë dhe kanë qëndruar ilegalisht.  Shumë agjenci federale, nga dita e shtunë, nuk janë më të hapura për biznes edhe pse shërbimet esenciale do të vazhdojnë. Pjesa më e madhe e stafit në departamentet e strehimit, ambientit, edukimit dhe tregtisë do të qëndrojë në shtëpi. Gjysma e punonjësve të thesarit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe transportit po ashtu nuk do të dalë në punë të hënën. Parqet kombëtare dhe monumentet mund të mbyllen, dhe kjo pati shkaktuar një reagim të ashpër të publikut gjatë mbylljes së qeverisë të vitit 2013. Po ashtu edhe procesimi i vizave dhe pasaportave mund të vonohet. Por, shërbimet esenciale që mbrojnë jetën apo pronën do të vazhdojnë, përfshirë sigurinë kombëtare, shërbimet postare, kontrollin e trafikut ajror, shërbimet mjekësore, asistencën për katastrofa, burgjet, taksat dhe elektricitetin. Udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell po ashtu i bëri jehonë gjuhës së Trump, por lideri demokrat në Senat Chuck Schumer  drejtoi gishtin kah presidenti për gabimet e tij. Ai fajësoi presidentin amerikan për faktin se ishte i bindur se do të realizonte marrëveshjen për emigracionin, por ai nuk ishte në gjendje t'a bindte vetë partinë e tij. Schumer tha se nuk duhet drejtuar gishtin kundër askujt për pushimin e qeverisë, sepse një gjë e tillë i takon vetëm presidentit Trump. Derisa të dyja palët po akuzojnë njëra-tjetrën për mbylljen e qeverisë, gazeta Uashington Post duke publikuar një sondazh, ka bërë të ditur se shumica e të anketuarve besojnë se republikanët janë shkaku kryesor i mbylljes së qeverisë.