Protesta kundër politikave të Donald Trump në Amerikë
Në shumë qytete të Amerikës në përvjetorin e parë të futjes së Donald Trump në Shtëpinë e bardhë kanë organizuar protesta kundër politikave të tij.
Sipas një njoftimi të Associated Press, pjesëmarrësit në këto protesta me pankarta me mbishkrime të ndryshme kanë dënuar politikat e presidentit amerikan Donald Trump dhe kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimtarisë njëvjeçare të presidentit amerikan. Me qindra femra pjesëmarrëse në këto protesta kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj shtimit të dhunës ndaj femrave në Amerikë. Tim Kainesenator demokrat i Virxhinias në protestave e grave ka thënë se mesatarja e pjesëmarrjes së femrave në postet shtetërore në Amerikë është më e ulët se mesatarja botërore dhe më e ulët se e vendeve si Iraku dhe Afganistani. Protesta kundër politikave të presidentit amerikan janë organizuar edhe në Romë të Italisë.