Trump negociator i pasigurt
Udhëheqësi demokrat në Senat, Charles Schumer, ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump se është një partner negociator i pasigurt pas dështimit për të siguruar një marrëveshje për të shmangur mbylljen e qeverisë.
"Negociatat me këtë Shtëpi të Bardhë janë sikur të negociosh me murin, janë të pamundura", tha të shtunën pasdite, Schumer. "Presidenti amerikan Donald Trump thjesht nuk mund të marrë ‘po’ për një përgjigje". Qeveria amerikane u mbyll zyrtarisht të shtunën pasi ligjvënësit në dhomën e lartë të Kongresit nuk arritën të arrijnë një marrëveshje mbi një buxhet afatshkurtër për financimin e operacioneve qeveritare. Republikanët në Senat kanë dështuar të sigurojnë 60 vota të nevojshme për të kaluar një projektligj të shpenzimeve të përkohshme, që kishte kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve të enjten. Shumica dërrmuese e senatorëve demokratë kanë thënë se nuk do të mbështesin legjislacionin nëse nuk përfshinë mbrojtje për qindra mijëra emigrantë të rinj pa dokumente, por republikanët deri më tani kanë refuzuar një gjë të tillë. Schumer, i cili më parë u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, tha se ishte i bindur se një marrëveshje ishte afër. Por ai më vonë vuri në dukje se Trump e thirri atë dhe bisedoi rreth shtrirjes së fondeve qeveritare për tre javë, siç dëshirojnë udhëheqësit e GOP. Schumer tha se i është dhënë një listë kërkesash të reja nga Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, i cili po del si një zë i ashpër mbi emigracionin. "Kur ju uleni me presidentin ... ju mund të shihni se ai me të vërtetë dëshiron t’a bëjë këtë", tha ai. "Por pastaj disa orë më vonë për shkak të presionit të krahut të djathtë, ai largohet". "Ai nuk ka pranuar as një, por dy marrëveshje të suksesshme dypalëshe, duke përfshirë një në të cilën kam vënë zotimin e tij më të spikatur në tavolinë", tha Schumer. Ndërkohë, udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell, u zotua të shtunën vonë për të miratuar një plan të ri shpenzimi të hënën në mëngjes, ose më shpejt, që do të lejonte qeverinë të vepronte deri më 8 shkurt. "Ai dëshiron t’a mbyllë qeverinë derisa të përfundojmë një negocim për temën e emigracionit të paligjshëm", tha McConnell për Schumer. McConnell, plani i të cilit nuk do të përmbajë një zgjidhje për emigrantët pa dokumente, pyeti: "Mbyllet qeveria mbi emigracionin e paligjshëm?" Trump premtoi të anulonte marrëveshjen e emigracionit, i cili u mundësoi disa emigrantëve të rinj pa dokumente në vend që të marrin leje dyvjeçare për të qëndruar ligjërisht, për të punuar dhe për të ndjekur shkollimin në SHBA.