OKB: Këshilli i Sigurimit debaton për operacionin turk në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67409-okb_këshilli_i_sigurimit_debaton_për_operacionin_turk_në_siri
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë për situatën humanitare në rajonin Afrin në Siri, pasi trupat dhe aeroplanët luftarakë të Turqisë e filluan operacionin ushtarak në këtë enklavë kurde.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2018 06:25 Europe/Tirane
  • OKB: Këshilli i Sigurimit debaton për operacionin turk në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë për situatën humanitare në rajonin Afrin në Siri, pasi trupat dhe aeroplanët luftarakë të Turqisë e filluan operacionin ushtarak në këtë enklavë kurde.

Diplomatët thanë dje se debati me dyer të mbyllura me kërkesë të Francës, parashihet të zhvillohet sot dhe në të, po ashtu, do të shqyrtohet fushata ushtarake e qeverisë së Sirisë kundër terroristëve në provincën Idlib. Ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha se Parisi është thellësisht i shqetësuar për “degradimin brutal të situatës” në Afrin, derisa monitoruesit e të drejtave të njeriut thanë se së paku 18 vetë janë vrarë, në 24 orët e para të operacionit të Turqisë. Forcat turke pardje e filluan operacionin kundër njësiteve kurde YPG, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, përkundër vërejtjeve nga Uashingtoni se një lëvizje e tillë mund ta destabilizojë më tutje këtë rajon.