Turqia është e koordinuar me Rusinë mbi operacionet në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67471-turqia_është_e_koordinuar_me_rusinë_mbi_operacionet_në_siri
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi  se Turqia ka arritur një marrëveshje me Rusinë lidhur me operacionin e fundit ushtarak të Ankarasë kundër militantëve kurdë të mbështetur nga SHBA në Sirinë veriore, duke u zotuar se vendi i tij nuk do të tërhiqet asnjë hap prapa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2018 15:02 Europe/Tirane
  • Turqia është e koordinuar me Rusinë mbi operacionet në Siri

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi  se Turqia ka arritur një marrëveshje me Rusinë lidhur me operacionin e fundit ushtarak të Ankarasë kundër militantëve kurdë të mbështetur nga SHBA në Sirinë veriore, duke u zotuar se vendi i tij nuk do të tërhiqet asnjë hap prapa.

Erdogan shtoi se ushtria turke do të merrte kontrollin e qytetit jugperëndimor sirian Afrin siç kishte bërë në qytetet e tjera siriane të Xharablusit, Rai dhe Bab, dhe se sirianët do të ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi. Raportet, megjithatë, thonë se nuk është dhënë akoma asnjë konfirmim zyrtar nga Kremlini lidhur me ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë. Në fjalimin e tij televiziv, presidenti turk pohoi se Ankaraja kishte biseduar me fuqitë e tjera, duke përfshirë SHBA, për ndërhyrjen ushtarake në Siri, por pranoi se "ne nuk mund ta bindnim SHBA-në për disa gjëra." Megjithatë, Erdogan nuk dha më tej detaje mbi këtë çështje. Erdogan gjithashtu tha se ishte i irrituar me kërkesat, duke përfshirë edhe të disa zyrtarëve në Shtëpinë e Bardhë, për të caktuar një afat kohor për kohëzgjatjen e ofensivës, duke vënë në dukje se operacioni do të përfundojë "kur të arrihet synimi". "Sa kohë keni qenë në Afganistan dhe në Irak? ", tha Erdogan duke shtuar: "Nuk ka matematikë në një luftë të tillë”. “Si guxoni të na pyesni? Ne do të qëndrojmë për aq kohë sa na nevojitet, nuk kemi interes të qëndrojmë atje dhe e dimë se kur do të largohemi ", tha më tej presidenti turk.