Erdogan: Obama na mashtroi në çështjen e Sirisë
Sipas agjencisë së lajmeve Anadoli, presidenti turk Rejeb Tayyip Erdogan sot (të mërkurën) duke folur me zyrtarët vendorë në Ankara, ka thënë se administrata e Obamës nuk ka zbatuar premtimet e bëra Turqisë mbi Sirinë dhe nuk ka kthyer rajonin Manbixh tek pronarët e tij të vërtetë.
Presidenti turk tha: "Ne tani po kërkojmë drejtësi në këtë vend, jo grabitje të tokës". "Gjatë administratës së Obamës, u krye një operacion, qëllimi i të cilit ishte të pastronte terroristët. Por ai (Obama) nuk i mbajti premtimet e tij dhe na mashtroi", tha Erdogan. Presidenti turk tha se Shtetet e Bashkuara nuk e zbatuan premtimin e tyre për ti shtyrë militantët kurdë nga Manbixhi dhe Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, duke pretenduar se asnjë banor kurd nuk ndodhej në Manbixh ose Kobani, por SHBA i lejoi ata t'i zaptonin këto zona. Deklaratat janë bërë në një kohë kur operacioni ushtarak i Turqisë kundër militantëve kurdë në Afrin, hyri në ditën e pestë dhe luftimet e ushtrisë turke me Lëvizjen Demokratike Popullore të Sirisë vazhdojnë.