UNICEF shpreh shqetësim për gjendjen e myslimanëve Rohingia
Një funksionar i UNICEF ka shprehur shqetësime të thella në lidhje me gjendjen e myslimanëve Rohingia në Mianmar.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Justin Forsyth, zv/drejtori ekzekutiv i UNICEF, në takime me familjet e myslimanëve Rohingia në kampet e refugjatëve në Bangladesh, deklaroi se mbi 220 mijë fëmijë të Mianmarit nuk shkojnë në shkollë dhe niveli i kequshqyerjes së tyre është shumë i lartë. Ai shtoi: “Propozimi i autoriteteve të Mianmarit për kthimin e refugjatëve myslimanë nga Bangladeshi në Mianmar, në rast të mos vendosjes së sigurisë, vetëm do të bëhet shkak për shtimin e problemeve të refugjatëve”. Vlen të theksohet se që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri më tani, gjatë fushatës së ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia në provincën Rakhin, janë vrarë mbi 6000 persona dhe janë plagosur mbi 8000 të tjerë ndërkohë që mbi 800 mijë persona janë detyruar të shpërngulen nga vendbanimet e tyre.