Trump paralajmëron Erdoganin: Evitoni konfliktin me Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67665-trump_paralajmëron_erdoganin_evitoni_konfliktin_me_amerikën
Presidenti i SHBA Donald Trump ka paralajmëruar homologun e tij turk për të shmangur çdo veprim në Siri që "mund të rrezikojë konfliktin" midis dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2018 14:58 Europe/Tirane
  • Trump paralajmëron Erdoganin: Evitoni konfliktin me Amerikën

Presidenti i SHBA Donald Trump ka paralajmëruar homologun e tij turk për të shmangur çdo veprim në Siri që "mund të rrezikojë konfliktin" midis dy vendeve.

Në një bisedë telefonike me presidentin Erdogan, Trump i bëri thirrje atij "të heqë dorë nga nxitja e tensioneve, të kufizojë veprimet e tij ushtarake dhe të shmangë viktimat civile dhe rritjen e numrit të refugjatëve", njoftoi Shtëpia e Bardhë. "Ai i kërkoi Turqisë të bëjë kujdes dhe të shmangë çdo veprim që mund të rrezikojë konfliktin midis forcave turke dhe amerikane", thuhet në deklaratë. "Trump shprehu gjithashtu shqetësime rreth retorikës destruktive dhe të pabazë që vjen nga Turqia, dhe për qytetarët e Shteteve të Bashkuara dhe punonjësit lokalë të arrestuar në Turqi", deklaroi Shtëpia e Bardhë. Ndërkohë, një burim turk hodhi poshtë versionin e Shtëpisë së Bardhë mbi bisedën midis Trump dhe Erdogan. "Presidenti Trump nuk ka ndarë asnjë shqetësim rreth shkallëzimit të dhunës në lidhje me operacionin ushtarak turk në Afrin," tha burimi nga presidenca turke.