Iranofobia, temë e bisedimeve të Theresa May dhe Donald Trump
Në një njoftim të kryeministrisë angleze thuhet se Theresa May kryeministre e Anglisë dhe Donald Trump president i Amerikës kanë diskutuar në Davos për domosdoshmërinë e përballjes me Iranin.
Sipas këtij njoftimi kryeministria e Britanisë së Madhe dhe presidenti amerikan kanë disktuar mbi masat që duhen marrë për atë që kanë quajtur aktivitete destabilizuese të Iranit në rajon, si prodhimi i raketave balistike. Ata gjithashtu kanë diskutuar edhe për tu garantuar se Irani nuk do të prodhojë armë bërthamore. Nga ana e saj Republika Islamike e Iranit deklaron se nuk synon prodhimin e armëve atomike dhe ANEA në raportet e ndryshme të saj disa herë ka konfirmuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Nga ana tjetër Irani me rolin e tij ndikues dhe me ndihmat e dhëna për Irakun dhe Sirinë, mundësoi eliminimin e grupit terrorist ISIS, grup që mbështetej nga Amerika dhe Arabia Saudite.