Donald Trump dhe qeveria sekrete e Amerikës
Faqja informative "Global Research" në një analizë të saj ka vë në dukje termin "qeveria sekrete" dhe ka shkruar se qeveria e Amerikës është një shembull i qeverisë sekrete.
Në analizën e "Global Research" thuhet se përballja e interesave të subjekteve të ndryshme në qeverinë sekrete në Amerikës është bërë shkak për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2016. Sipas kësaj analize, termi dhe koncepti i "qeverisë sekrete" që në Amerikë për herë të parë është paraqitur nga gazeta "New York Times", e ka treguar Donald Trump, presidentin e Amerikës, si një të huaj të vërtetë i cili në gusht të vitit 2016, hyri në fushatën zgjedhore të Amerikës. Në analizën e "Global Research" gjithashtu thuhet se të gjitha studimet e zhvilluara në lidhje me "qeverinë sekrete", kanë theksuar në masë të madhe rëndësinë e "parasë së madhe". Mosmarrëveshjet aktuale mes amerikanëve të kuqë dhe të kaltër, në realitet burojnë nga mosmarrëveshjet në nivele shumë të larta në lidhje me "paranë e madhe", çështje kjo për të cilën varët edhe imazhi i keq i krijuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në këtë vend.