Trump nuk do të mbyllë burgun e Guantanamos
(last modified Fri, 26 Jan 2018 14:45:04 GMT )
Janar 26, 2018 15:45 Europe/Tirane
  • Trump nuk do të mbyllë burgun e Guantanamos

Ueb faqja Politiko ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump nuk ka ndërmend të mbyllë burgun ushtarak Guantanamo.

Ky burim ka shkruar se Trump do ta bëjë publik  këtë vendim para mbajtjes së fjalimit të tij të parë për këtë vit. Politiko thotë se këtë informacion e ka marrë nga burime të besueshme brenda DASH. Trump gjatë fushatës elektorale kishte thënë e gjatë mandatit të tij në presidencë do të mbyllë burgun Guantanamo. Presidenti amerikan në vitin 2017 pas fitores në zgjedhjet presidenciale, kishte deklaruar se personat të cilët kanë kryer brenda territorit të SHBA t’i transferojë në këtë burg. Ky raport thotë se 11 të burgosur të Guantanamos janë ankuar kohët e fundit se ata po mbahen në burg vetëm pse janë muslimanë.