Turqia: Amerika të largohet nga rajonit Manbixh
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67785-turqia_amerika_të_largohet_nga_rajonit_manbixh
Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushoglu deklaroi se forcat ushtarake të SHBA-së duhet të tërhiqen menjëherë nga rajoni verior i Sirisë Manbixh, ndërsa trupat turke janë të angazhuara në një operacion në rajonin Afrin, kundër militantëve kurdë nga Njësitë e Mbrojtjes Popullore të Kurdëve (YPG).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2018 14:00 Europe/Tirane
  • Turqia: Amerika të largohet nga rajonit Manbixh

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushoglu deklaroi se forcat ushtarake të SHBA-së duhet të tërhiqen menjëherë nga rajoni verior i Sirisë Manbixh, ndërsa trupat turke janë të angazhuara në një operacion në rajonin Afrin, kundër militantëve kurdë nga Njësitë e Mbrojtjes Popullore të Kurdëve (YPG).

Sipas agjencisë së lajmeve Anadoli, duke folur të shtunën për gazetarët në kryeqytetin Ankara, Çavushoglu tha se Turqia donte të shihte hapa konkretë nga Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund mbështetjes së tyre për forcat kurde siriane. Deklaratat e shefit të diplomacisë turke erdhën disa orë pasi presidenca turke njoftoi se zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin dhe këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA Herbert Raymond McMaster, kishin diskutuar mbi operacionin ushtarak të Turqisë në rajonin Afrin në veriperëndim të Sirisë. Gjatë bisedës McMaster tha se Uashingtoni nuk do t'u jepte më shumë armë militantëve të YPG. Gjithashtu të shtunën, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke në një deklaratë njoftoi se të paktën 394 militantë kurdë ishin vrarë që nga fillimi i Operacionit Dega e Ullirit në Afrin më 20 janar.