23 të plagosur nga një shpërthim në Ekuador
Shpërthimi i një autobombe në afërsi të qendrës policore të Ekuadorit ka plagosur të paktën 23 persona.
Sipas një njoftimi të agjencisë Xinhua të lajmeve, ngjarja ka ndodhur në qytetin San Lorenzo në afërsi të Kolumbisë. Shpërthimi ka shkaktuar mjaft dëme materiale në godinën e policisë dhe ambientet përreth. Lenin Moreno, president i Ekuadorit me anë të një mesazhi në Twitter dënoi sulmin dhe kërkoi marrjen e masave për zbulimin e autorëve përgjegjës. Presidenti i Ekuadorit këtë sulm e quajti terrorist dhe sulm i kryer nga trafikantët. Ai kërkoi marrjen e masave për të luftuar grupet kriminale dhe trafikantët. Deri tani asnjë grup apo organizatë nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimin pranë qendrës së policisë. Që nga koha e ardhjes në pushtet të Lenin Moreno, mosmarrëveshjet e tij me ish presidentit Rafael Korrea janë shtuar shumë pasi të dy palët kritikojnë dhe ofendojnë njëri-tjetrin.