Këshilli i Sigurimit dënon sulmin terrorist në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67837-këshilli_i_sigurimit_dënon_sulmin_terrorist_në_kabul
Këshilli i Sigurimit i OKB ka dënuar sulmin e fundit në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 28, 2018 14:09 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurimit dënon sulmin terrorist në Kabul

Këshilli i Sigurimit i OKB ka dënuar sulmin e fundit në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.

Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se KS i OKB me anë të një deklarate, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe qeverinë e Afganistanit dhe ka theksuar dënimin e autorëve, organizatorëve dhe mbështetësve financiar të veprimeve terroriste. KS i OKB në këtë deklaratë ka theksuar se terrorizmi në të gjitha format dhe mënyrat e tij, konsiderohet një prej kërcënimeve serioze të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe të gjitha vendet duhet të luftojnë me të gjitha mjetet dhe forcat e veta kundër këtyre kërcënimeve që vijnë nëpërmjet veprimeve terroriste. Vlen të theksohet se ministri i brendshëm afgan, Wais Barmak, ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me makinë-bombë në pjesën qendrore të Kabulit ka arritur në 103 vetë dhe 235 të plagosur, përfshirë 30 policë.