Protesta kundër Trump në kryeqytetin e SHBA
Qindra qytetarë amerikanë në Uashington kanë protestuar kundër politikave raciste të presidentit të SHBA dhe veprimeve të tij kundër muslimanëve.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, qindra qytetarë amerikanë në Uashington kanë protestuar kundër politikave raciste të presidentit të SHBA dhe veprimeve të tij kundër muslimanëve. Protesta u organizua nga Këshilli për marrëdhënie islamike në SHBA, për të kundërshtuar vendimin e Donald Trump për ndalimin e udhëtimit të qytetarëve të disa shteteve islame në SHBA. Protestuesit në duar mbanin pankarta ku shkruhej “Mos kufizoni mysllimanët”, “Shmangni etiketimin e myslimanëve”, “Pranojmë emigrantë”, “Trump është gënjeshtar” dhe “Islamofobia kurrë”. Në vazhdimin të programit të tyre, aktivistët politikë dhe të të drejtave të njeriut në mbështetje të myslimanëve, falën namazin e xhumasë para Shtëpisë së Bardhë. Pas namazit, protestuesit marshuan përballë Shtëpisë së Bardhë, përkatësisht përballë hotelin International që është pronë e Trump, duke thirrur parulla “Na vjen keq për ty”.