Udhëheqësi i Partisë Laburiste Britanike mbështet marrëveshjen bërthamore
Udhëheqësi i Partisë Laburiste Britanike mbështet Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit. Udhëheqësi i opozitës britanike, Jeremy Corbin, tha se marrëveshja bërthamore iraniane është mirëpritur nga bashkësia ndërkombëtare, transmeton agjencia e lajmeve Fars.
Presidenti amerikan Donald Trump, në hapat e tij më të rinj kundër marrëveshjes bërthamore, më 12 janar 2018 ka kërcënuar se më nuk do të pezullojë sanksionet kundër Iranit dhe se kjo është hera e fundit që e bën një gjë të tillë. Trump ka theksuar se nëse përfaqësuesit e Kongresit dhe qeveritë evropiane dështojnë në ndryshimin e marrëveshjes bërthamore, ai në hapin e ardhshëm do të (pas 120 ditëve) do të tërheq SHBA nga marrëveshja bërthamore. Irani ka hedhur poshtë me vendosmëri çdo negociatë për ndryshimin e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare.