Arrestohet kreu i opozitës ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67861-arrestohet_kreu_i_opozitës_ruse
Dhjetëra njerëz, përfshirë liderin opozitar, Aleksei Navalny, janë arrestuar sot në të gjithë Rusinë, derisa ata janë tubuar për mbështetje të thirrjes për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në mars të këtij viti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2018 14:34 Europe/Tirane
  • Arrestohet kreu i opozitës ruse

Dhjetëra njerëz, përfshirë liderin opozitar, Aleksei Navalny, janë arrestuar sot në të gjithë Rusinë, derisa ata janë tubuar për mbështetje të thirrjes për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në mars të këtij viti.

Navalny, ka shkruar në rrjetin Twitter se ishte arrestuar, pasi i ishte bashkuar protestës ku po merrnin pjesë më se 1 mijë vetë në pjesën qendrore të Moskës. Disa demonstrues brohoritnin “bojkotoni zgjedhjet” dhe “Rusia pa Putinin”. Rusët e pakënaqur me perspektivën që edhe gjashtë vitet e ardhshme t’i kalojnë nën presidentin, Vladimir Putin, po protestojnë në gjithë Rusinë, në mbështetje të thirrjes së liderit opozitar, Aleksei Navalny, për bojkot të zgjedhjeve presidenciale, megjithë vërejtjet e autoriteteve se do të jenë të ashpra ndaj demonstruesve, për të cilët vlerësohet se e kanë shkelur ligjin.