FSK-ja do të transformohet me ose pa ndryshime kushtetuese
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67893-fsk_ja_do_të_transformohet_me_ose_pa_ndryshime_kushtetuese
Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Sigurinë dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haxhi Shala, është shprehur i bindur se Kosova së shpejti do ta ketë ushtrinë e vet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2018 07:06 Europe/Tirane
  • FSK-ja do të transformohet me ose pa ndryshime kushtetuese

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Sigurinë dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haxhi Shala, është shprehur i bindur se Kosova së shpejti do ta ketë ushtrinë e vet.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, deputeti i Nismës ka shprehur optimizëm se me një lobim të institucioneve tona dhe të bashkësisë ndërkombëtare do të arrihet tek një marrëveshje që ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ushtrinë të përkrahen edhe nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.Por, sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, atëherë Kosova transformimin e FSK-së në ushtri do ta bëjë përmes ligjit, duke ia ndërruar misionin dhe duke i dhënë kompetenca shtesë. telegrafi