Trump përqeshët edhe në ceremoninë e "Grammy" me praninë e Clinton
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67899-trump_përqeshët_edhe_në_ceremoninë_e_grammy_me_praninë_e_clinton
Hillary Clinton e cila i është bashkuar figurave të njohura të muzikës në "Grammy", duke lexuar disa pjesë nga libri polemik "Zjarr dhe Furi: brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump", ka përqeshur presidentin e Amerikës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 29, 2018 07:13 Europe/Tirane
  • Trump përqeshët edhe në ceremoninë e

Hillary Clinton e cila i është bashkuar figurave të njohura të muzikës në "Grammy", duke lexuar disa pjesë nga libri polemik "Zjarr dhe Furi: brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump", ka përqeshur presidentin e Amerikës.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Hillary Clinton, ish-zonja e parë e SHBA-ve dhe ish-kandidatja e demokratëve për presidente në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2016, të dielën në ceremoninë e 16-të vjetore për ndarjen e çmimeve "Grammy", ka kënduar disa pjesë nga libri "Zjarr dhe Furi: brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump". Ajo tha: "Ai gjithmonë ka këtë frikë se mund të helmohet. Kjo është një prej arsyeve përse ai pëlqen të hajë ushqim në McDonald. Askush nuk e din se ai mund të vjen dhe ushqimi është plotësisht i sigurt!" Pas këndimit të pjesëve të këtij libri, Xhejms Kurden, realizues i programit të "Grammy" hyri në skenë dhe nga çudia bërtiti: "Kështu është, pikërisht kështu".Clinton me buzëqeshje tha: "A mendon se është kështu? A po tregon çantat e dhuratës së Grammy?". Në vazhdim John Legend i cili njihet si kritikë i Donald Trump, presidentit të Amerikës, këndoi: "Trump nuk lexon asgjë. Ai gjatë takimeve me liderët e botës, trembët nga gjumi sepse është i lodhur". Gjithashtu, Cher që është një kritike e madh e Trump, këndoi një pjesë nga ky libër: "Flokët i drejton në pjesën që nuk ka flokë. Ngjyra e flokëve të tij është produkt i cili thotë "Vetëm për Burra". Sa më shumë që të qëndrojë mbi flokë, bëhet më e zezë. Padurimi i Trump bëhet shkak që ngjyra e flokëve të tij të bëhet bionde". Snop Dag një prej reperave të njohur amerikanë, gjithashtu duke interpretuar një pjesë të këtij libri këndoi: "Trump nuk e kënaq nga ceremonia e betimit të tij. Ai u nervozua dhe shprehu zemërimin e tij ndaj këngëtarëve që synonin ta turpëronin atë. Me siguri se unë nuk isha aty". Vlen të theksohet se ceremonia e "Grammy" këtë vit nuk mbeti larg syve të funksionarëve amerikanë. Nikky Haley, ambasadorja e Amerikës në OKB, shprehu pakënaqësinë e vet për faktin se Hillary Clinton ka kënduar në këtë ceremoni pjesë nga libri "Zjarr dhe Furi". Ajo të dielën në mbrëmje në Twitter ka shkruar: "Grammy gjithmonë e kam pëlqyer, por fakti se artistët në këtë ceremoni lexuan pjesë nga libri "Zjarr dhe Furi", e ka shkatërruar Grammy. Grammy muzikën e jashtëzakonshme mos e prish me mbeturina. Disa prej neve jemi adhurues të muzikës, pa futur politikën në atë".