OKB e shqetësuar rreth kthimit të detyrueshëm të refugjatëve në Mianmar
(last modified Mon, 29 Jan 2018 13:39:08 GMT )
Janar 29, 2018 14:39 Europe/Tirane
  • OKB e shqetësuar rreth kthimit të detyrueshëm të refugjatëve në Mianmar

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësime të thella për dëbimin e refugjatëve myslimanë Rohingia nga Bangladeshi dhe kthimin e tyre me detyrim në Mianmar.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se UNHCR ka deklaruar se dëbimi i refugjatëve Rohingia nga Bangladeshi dhe kthimi i tyre në mënyrë të detyruar në Mianmar, është shqetësues dhe së pari duhet të sigurohen dhe garantohet siguria dhe kushtet e jetesës pas kthimit të tyre në Mianmar. Para kësaj David Beasley, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit që vepron në kuadër të OKF, ka deklaruar se për kthimin e myslimanëve Rohingia në Mianmar, nuk kanë ndryshuar kushtet dhe nuk janë fare të përshtatshme sepse ata po përjetojnë tragjedi të cilat nuk mund as të mendohen. OKB së fundi ka deklaruar se ushtria e Mianmarit po kryen pastrim etnik dhe gjenocid kundër myslimanëve Rohingia të këtij vendi.

Tags