Parlamenti i Britanisë kritikon projektligjin e Brexit-it të Theresa My
Dy grupe të deputetëve të Parlamentit të Britanisë së Madhe kanë kritikuar projektligjin e qeverisë së Theresa May dhe kanë kërkuar rishkrimin e tij.
Agjencia e lajmeve Express njoftoi se komiteti i Kushtetutës në Parlamentin e Britanisë së Madhe projektligjin ekzekutiv të qeverisë për Brexit-in e konsideroi të mangët që në esencë dhe që shkakton dobësimin e sigurisë ligjore. Ky projektligj të nesërmen (të martën) për herë të parë paraqitet në Parlament për shqyrtim. Komiteti i Kushtetutës në Parlamentin e Britanisë së Madhe ka theksuar: "Mekanizmi për transferimin e kontrollit të ligjeve brenda në qeverinë e Britanisë, të cilat deri më tani ka qenë me Bashkimin e Evropian, nga aspekti i përmasave dhe ndërlikimit nuk janë në gjendje të mirë dhe forma përfundimtare e tyre në shumë aspekte varët nga rezultati i negociatave për Brexit". Gjithashtu një komitet mbipartiak në Parlamentin e Britanisë së Madhe ka deklaruar: "Planet e qeverisë për daljen nga tregu i përbashkët i BE, do të bëhet shkak për shtimin e madh të çmimit të energjisë për shtëpitë e banimit në të gjithë Britaninë e Madhe". Vlen të theksohet se qeveria e Britanisë së Madhe që nga marsi i vitit 2017 ka filluar negociatat për Brexit-in dhe sipas marrëveshjes së të dy palëve, këto negociata duhet të përfundojnë deri në fund të marsit të vitit 2019.