Konfuzion në hapësirën zgjedhore të parlamentit italian
Një gazetar italian ka thënë se kushtetuta italiane duhet të përditësohet dhe reformohet.
Alessandro Sansoni, gazetar dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Nacionalistëve të Italisë, në një intervistë me radion kombëtare italian, ka thënë: "Hapësira zgjedhore në Itali nuk është e qartë dhe për këtë shkak çdo qeveri që vjen në pushtet nuk është stabile”. Sansoni argumentoi se nëse ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin, populli italian do të mbetet i pasigurt pasi kushtetuta e vendit është e paqartë në lidhje me zgjedhjet. Sipas kushtetutës aktuale të Italisë, ky shtet është një republikë parlamentare, por pika e paqartë është se pas zgjedhjeve parlamentare, personi që fiton shumicën e votave, ndonëse nuk fiton zgjedhjet dhe nuk merr shumicën absolute, mund të jetë i mandatuari për të formuar kabinetin qeveritar. Zgjedhjet parlamentare italiane do të mbahen në mars 2018.