Dy oficerë izraelitë janë implikuar në sulmin me bombë në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67953-dy_oficerë_izraelitë_janë_implikuar_në_sulmin_me_bombë_në_liban
Një raport i kohëve të fundit ka zbuluar se dy agjentë izraelitë janë përfshirë në shpërthimin e bombës në qytetin jugor libanez të Sidonit, ku u plagos një anëtar i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze, Hamas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2018 16:40 Europe/Tirane
  • Dy oficerë izraelitë janë implikuar në sulmin me bombë në Liban

Një raport i kohëve të fundit ka zbuluar se dy agjentë izraelitë janë përfshirë në shpërthimin e bombës në qytetin jugor libanez të Sidonit, ku u plagos një anëtar i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze, Hamas.

Gazeta libaneze al-Akhbar njoftoi të hënën, se këta dy oficerë të agjenturës izraelite Mossad, u ndihmuan nga dy vendas në operacionin e vrasjes kundër Muhamed Hamdan më 14 janar. Ata u larguan nga Libani duke përdorur pasaporta gjeorgjiane, suedeze dhe irakiane. Zyrtarët libanezë të inteligjencës, i thanë gazetës al-Akhbar se një nga agjentët izraelitë ishte një burrë me shtetësi të dyfishtë suedeze-irakiane, ndërsa një tjetër ishte një grua gjeorgjiane që punonte për shërbimin e inteligjencës izraelite, Mossad. Raporti shtoi se zyrtarët libanezë të sigurisë tani kanë arritur të identifikojnë dy oficerët izraelitë  dhe  bën të ditur se Mossad e ka mbajtur Muhamed Hamdanin nën mbikëqyrje për më shumë se shtatë muaj.