SHBA-ja heq ndalimin kundër refugjatëve të 11 vendeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67981-shba_ja_heq_ndalimin_kundër_refugjatëve_të_11_vendeve
SHBA-ja hoqi sot ndalimin për hyrjen në territorin amerikan kundër refugjatëve të 11 vendeve, por si kundërpërgjigje ashpërsoi kushtet e pranimit, theksoi Departamenti për Sigurinë e Brendshme (DHS) në një komunikatë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 30, 2018 05:54 Europe/Tirane
  • SHBA-ja heq ndalimin kundër refugjatëve të 11 vendeve

SHBA-ja hoqi sot ndalimin për hyrjen në territorin amerikan kundër refugjatëve të 11 vendeve, por si kundërpërgjigje ashpërsoi kushtet e pranimit, theksoi Departamenti për Sigurinë e Brendshme (DHS) në një komunikatë.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë zbuluar listën e vendeve përkatëse, por mendohen të jenë Egjipti, Irani, Iraku, Libia, Mali, Koreja e Veriut, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani, Siria dhe Jemeni”, njoftojnë organizmat që merren me refugjatë. Autoritetet amerikane njoftuan gjithashtu një riforcim të sigurisë dhe rekomandimeve në procedurat e programit amerikan për pranimin e refugjatëve (USRAP), veçanërisht forcimin e verifikimeve të kërkesave për azil dhe një aktualizim të rregullt të listës së vendeve me rrezikshmëri të lartë si dhe të kritereve për përzgjedhjen e refugjatëve.