Fillojnë bisedimet kombëtare për Sirinë në Soçi me vonesë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68019-fillojnë_bisedimet_kombëtare_për_sirinë_në_soçi_me_vonesë
Bisedimet kombëtare të Sirisë kanë filluar me leximin e mesazhit të presidentit të Rusisë dhe me 2:30 vonesë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 30, 2018 11:43 Europe/Tirane
  • Fillojnë bisedimet kombëtare për Sirinë në Soçi me vonesë

Bisedimet kombëtare të Sirisë kanë filluar me leximin e mesazhit të presidentit të Rusisë dhe me 2:30 vonesë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, me anë të një mesazhi të cilin në këtë konferencë e lexoi Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi: "Qëllimi i organizimit të kongresit për bisedime kombëtare të Sirisë në Soçi është dhënia fund e 7 viteve të krizës në këtë Siri. Dialogu kombëtar i Sirisë duhet të rezultojë me zgjidhjen e krizës në këtë vend me dhënien fund të veprimeve të terroristëve në Siri për të ndihmuar popullin e këtij vendi. Gjatë negociatave të Astanasë që janë zhvilluar me partneritetin e Rusisë, Iranit dhe Turqisë, janë krijuar zonat për reduktimin e tensioneve dhe është shtuar niveli i besimit reciprok mes palëve siriane". Sergei Lavro pas përfundimit të mesazhit të Vladimir Putin, ka falënderuar partnerët e tij Iranin dhe Turqinë për organizimin e këtij kongresi. Në përgjithësi në kongresin e Soçit marrin pjesë 1511 personalitete siriane të ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë. Dita e parë e kongresit për dialog kombëtar të Sirisë i është kushtuar takimeve dypalëshe dhe bisedimeve trepalëshe mes përfaqësuesve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë si vende mbështetëse të këtij këtij kongresi. Sipas autoriteteve organizative të këtij kongresi, një prej programeve më të rëndësishme të këtyre bisedimeve, është formimi i një komisioni për hartimin e Kushtetutës së re të Sirisë.